Në fundjavë, turneu në kujtim të volejbollistit Genc Zyba

Volejboll

Në fundjavë, turneu në kujtim të volejbollistit Genc Zyba

Më: 19 korrik 2024 Në ora: 12:52
Shpërbliimet

Turneu memorial i volejbollit kushtuar ish-volejbollistit Genc Zyba do mbahet për të tretin vit radhazi në fshatin Bukosh. 

“Ky turne shërben si një homazh për kontributin e tij në sportin e volejbollit dhe mbledh entuziastë dhe sportistë nga i gjithë vendi për të nderuar kujtimin e tij. 

Turneu fillon të shtunën 20 korrik dhe finalja mbahet të enjten më 25 korrik 2024.

Organizimi bëhet nga këshilli organizativ i fshatit Bukosh në bashkëpunim me Federatën e Volejbollit të Kosovës dhe Komunën e Suharekës”, njofton FVK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat