Shumë klube në Kosovë ballafaqohen me sfida të ndryshme.
Ndër klubet që po përballet me krizë financiare është edhe klubi i volejbollit Vushtrria (femrat), anëtar i Superligës B.
Gjendja aktuale e klubit është e rëndë, rreziku është që të shuhet ky kolektiv.
KVF Vushtrria
Këtë e thotë edhe kryetrajnerja e KVF Vushtrria, Olta Kalludra.
“Bota sot”: Vushtrria është pjesë e Superligës B, si e sheh në edicionin e ri?
Olta Kalludra: Këtë vit rikthehemi në Superligën B.
Është diçka e mirë dhe shumë motivuese për ekipin.
Kemi një ekip me komplet vajza të reja dhe shumë entuziaste për të ardhmen.
Rritet puna dhe dëshira sa më lart që të ngjitemi.
Bota sot” Ekipi juaj është në telashe të mëdha financiare, a keni i ndonjë sponsor?
Olta Kalludra: Po kjo është shumë e vërtetë dhe është për të ardhur keq.
Ekipi i Vushtrrisë është i pari në qytet për volejboll.
K emrin e qytetit dhe përpjekjet tona për të mos ta shuar janë të vazhdueshme.
Volejbolli është sport i bukur dhe ka shumë vajza që duan dhe vijnë.
Kemi shumë nevojë për sponsor që të jenë aty për të investuar.
Ligji i sponzorizimit është dhe ndihmon edhe ne edhe sponsorin.
Përpjekjet tona dhe ca dashamirëve të klubit që nganjëherë mundohen të na ndihmojnë nuk janë të mjaftueshme për ta mbajt klubin dhe për shumë gjatë.
“Bota sot”: A iu ndihmon Komuna e Vushtrrisë?
Olta Kalludra: Komuna e Vushtrrisë deri vitin e fundit ka ndihmuar ndërsa në këtë vit që jemi tani nuk ka ndarë as edhe një cent për ekipin tonë.
Kjo është shumë zhgënjyese për ne dhe për secilën vajzë të ekipit gjithashtu.
Duket që ne luftojmë për qytetin tonë siç bëjnë gjithë ekipet e tjera dhe komuna jonë nuk na përkrah që në një farë forme është e vetmja mbështetje financiare për klubin.
Këtë vit ne prisnim më shume meqë edhe u rritem në kategori.
Ndërsa Komuna zgjodhi që këtë vit në një farë forme të na thoshte “Mbylleni” ekipin.
“Bota sot”: Cilat janë premtimet nga komuna e Vushtrrisë?
Olta Kalludra: Komisioni vlerësues për shpërndarjen e fondeve nuk jep asnjë lloj arsyetimi, mendoj që ata duhet të ulen dhe të shohin të gjitha të arriturat dhe punën që bëhet në ekipe para së të vendosin.
“Bota sot”: A jeni ankuar?
Olta Kalludra: Si klub kemi arritur të ankohemi deri të kryetari i Komunës i cili mbetet i habitur se si nuk kemi fonde.
Ndërkohë që ka premtuar që do të na ndihmojë sepse nuk do ta mbyllim ekipin dhe do ekipet që mbajnë emrin e qytetit.
“Bota sot”: Ende nuk ka asgjë?
Olta Kalludra: Deri tani asgjë, gjejë që është shumë emergjente.
Në shtator fillojmë garat dhe pa mjete financiare nuk e di se si do nisim.
“Bota sot”: A rrezikoni të shuheni:?
Olta Kalludra: Është gjynah që ekipi i parë i qytetit për volejboll të shuhet sepse komuna nuk deshi ta ndihmonte dhe gjithë ato vajza të reja plot pasion të lënë ëndrrën e tyre përgjysmë.