Në CEV Kampionatin Evropian U20 në beach volley, çiftet e Kosovës Fjona Shala dhe Enda Xhakolli, si dhe Erind Qalaj dhe Dion Latifaj, në ndeshjet e para kanë pësuar humbje.
Dyshja Shala/Xhakolli u mposht 2:0 (16:21; 15:21) nga dyshja azere Latsabidze/Alizada.
Ndeshjen e rradhës dyshja e vajzave tona do ta zhvillojë përballë skocezeve Bell/Clegg-McKeown.
Te djemtë, Qalaj dhe Latifaj poashtu u mposhtën 2:0 (11:21; 18:21) nga çifti tjetër nga Azerbajxhani, Nariman/Muhammad.
Zhvillimin e ndeshjeve e vështirësoi shiu, e reshje të tilla pritet të zgjasin tërë ditën në Katowice të Polonisë, ku po zhvillohet kjo garë.