Lojërat Olimpike, Japonia mundet në setin final

Volejboll

Lojërat Olimpike, Japonia mundet në setin final

Më: 27 korrik 2024 Në ora: 17:15
Pamje nga ndeshja

Gjermania ka vuajtur për të mundur Japoninë, ndërsa e ka zgjidhur gjithçka në setin final. 25-17 seti i parë për Gjermaninë.

Më pas përmbys Japonia në dy sete njëherazi, e cila në fakt është dhe fituesja e Ëorld League në volejboll për meshkuj. 25-23 dhe 25-20.

Gjermania nuk dorëzohet, ndërsa fiton setin e katërt 30-28 dhe më pas në finale 15-12 dhe 3-2.

Ndërkohë tjetër melodi Itali – Brazil, dy ekipe që prej vitesh i kanë dhënë tonin volejbollit të djemve në arenën botërore. Italia ka forcën përmbysëse në setin e parë, të cilën Brazili e ka kryesuar deri në tre pikë avantazh.

Pas barazimit 19-19, Italia e De Xhiorxhit ia arrin ta kthejë rezultatin dhe në fund të fitojë 25-23. Interesant dhe seti i dytë, ndërsa Italia ka humbur shansin e vet për ta fituar kur kryesonte 24-21.

Pas barazimit 25-25 në dy pikët e fundit gjithçka shkon për italianët 27-25. I treti është për Brazilin, 25-16, por vetëm kaq.

Sepse më pas të kaltrit nuk lëshojnë dhe fitojnë setin e katërt 25-21 dhe krejt ndeshjen 3-1.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat