Përgatitjet për kualifikimet në CEV Eurovolley janë në kulmin e tyre!
Kombëtarja e Kosovës në volejboll ka nisur grumbullimin e saj me ndihmës trajnerët Skender Lajçi dhe Dardan Husaj, të cilët udhëhoqën stërvitjet dy ditore me sukses të madh.
"Kombëtaren në kéto stërvitje e ka vizituar edhe presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci, i shoqëruar bga sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi.
Pas këtij grumbullimi intensiv në fundjavë, Kombëtarja do të mblidhet përsëri nga data 3 gusht deri më 28 gusht 2024.
Trajneri Nemec synon të krijojë një skuadër të disiplinuar dhe të koordinuar, e cila do të jetë gati për të përballuar kundërshtarët e fortë në kualifikimet për CEV Eurovolley.
Te meshkujt, Kosova është në grup me Sllovakinë dhe Letoninë.
Ndeshjen e parë "Dardanët" do ta zhvillojnë para publikut vendas në Gjilan më 17 gusht 2024, ku do të përballen me Letoninë. Kjo ndeshje do të jetë një moment i rëndësishëm për ekipin tonë, që synon të fillojë me një fitore të madhe para tifozëve tanë të zjarrtë!", njofton FVK.