Kosova ndeshet me Malin e Zi

Volejboll

Kosova ndeshet me Malin e Zi

Më: 2 gusht 2024 Në ora: 16:02
Kosova

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave do të zhvillojë sonte një ndeshje miqësore kundër Malit të Zi, e cila do të fillojë në orën 20:00. Kjo ndeshje është pjesë e përgatitjeve intensive për kualifikimet e CEV EuroVolley, të cilat pritet të fillojnë më 17 gusht. Ndeshja miqësore do të zhvillohet në Bjelo Polje, në Mal të Zi.

"Ky takim miqësor është një test serioz dhe i rëndësishëm për trajnerin dhe stafin teknik të Kombëtares së Kosovës, pasi do t’u japë mundësinë të vlerësojnë zhvillimin dhe përparimin e grupit të lojtarëve të grumbulluara deri më tani.

Performanca në këtë ndeshje do të ndihmojë në identifikimin e pikave të forta dhe të dobëta të ekipit, duke mundësuar kështu përgatitje më të mirë për garat e ardhshme zyrtare.

Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK) i uron shumë sukses Kombëtares së vajzave në këtë ndeshje dhe në rrugëtimin e tyre drejt kualifikimeve për EuroVolley.

Ky është një moment i rëndësishëm për ekipin dhe një mundësi e shkëlqyer për të treguar aftësitë dhe përgatitjen e tyre në arenën ndërkombëtare", njofton FVK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat