Volejbolli i rërës, çerekfinalistët e parë

Volejboll

Volejbolli i rërës, çerekfinalistët e parë

Më: 4 gusht 2024 Në ora: 17:14
Pamje nga ndeshja

Volejbolli i rërës ka luajtur ndeshjet e raundit të 1/8 të finaleve si për meshkuj, ashtu dhe për femra. Ndeshje të cilat kanë ardhur në transmetim të drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar në kuadër të Lojërave Olimpike “Paris 2024”. Për femra sfida mes zviceraneve Verge-Depre/Boebener dhe kineze Xu dhe Xie ka qenë shumë interesante.

Aq sa seti i parë ka zgjatur për rreth 30 minuta duke kërkuar pikët shtesë.

Shtatë mundësi ka djegur Zvicra për të mbyllur setin dhe dy Kina e në fund atëherë kur Xue e Xia i kishin mbaruar fuqitë, Verge-Depre dhe Boebner kanë fituar 29-27.

Më pas seti i dytë nuk ka më histori, sepse zviceranet fitojnë dhe duket sikur luajnë me vetveten duke u kualifikuar për në çerekfinale. Ndërkohë për meshkuj shumë interesante sfida mes holandezëve Boemans/De Grut dhe çekëve Perusiç/Shverner.

Por që në fund me shumë meritë fituan portokallinjtë dhe 2-0 e u kualifikuan për në çerekfinale. Volejbolli i plazhit vijon të ofrojë emocione, ashtu siç i ka mbajtur gjallë edhe në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat