Kombëtarja e Kosovës (meshkujt)në volejboll, po zhvillon nga e shtuna, përgatitje intensive pak javë para fillimit të sfidave kualifkuese për CEV EuroVolley.
“Dardanët” nën urdhërat e përzgjedhësit Martin Nemec dhe ndihmësve të tij Skënder Lajçi e Dardan Husaj, po i zhvillojnë stërvitjet dhe përgatitjet tekniko-taktike, për t’u siguruar që prezantimi në sfidat jo të lehta, do të jetë sa më dinjitoz.
Gjatë kësaj jave Kombëtarja pritet të marrë pjesë edhe në një turne në Maqedoni të Veriut, ku do të shfrytëzojë mundësinë e zhvillimit të dy ndeshjeve kontrolluese, me qëllim të arritjes të formës sa më të mirë.
Në konkurencën e djemve, Kosova bën pjesë në grupin G, së bashku me Letoninë dhe Sllovakinë.
Ky është orari i plotë, i dueleve të Kosovës në kampanjën për kualifikimet e CEV EuroVolley:
Xhiro 1 | 17.08.2024 – 17:00h • Kosova vs Letonia
Xhiro 2 | 28.08.2024 – 18:00h • Sllovakia vs Kosova
Xhiro 3 | Kosova vs Sllovakia
Xhiro 4 | Letonia vs Kosova