Volejbolli i rërës, gjysmëfinalistët e parë

Volejboll

Volejbolli i rërës, gjysmëfinalistët e parë

Më: 6 gusht 2024 Në ora: 21:31
Pamje nga ndeshja

Ehlers/Vikler dhe Ahman/Hellvig vijojnë më tej në turneun olimpik në Paris!

Volejbolli i rërës në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, kjo për djem, ka përcaktuar gjysmëfinalistët e parë. Kështu gjermanët Ehlers dhe Vikler, por në mënyrë surprizë dhe suedezët Ahman e Hellvig vijojnë më tej. Dy nga katër ndeshjet e raundit çerekfinal të volejbollit të rërës në Lojërat Olimpike “Paris 2024” kanë ardhur drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Dueli mes gjermanëve Ehlers/Vikler dhe holandezëve Boermans/De Grut ka qenë i luftuar deri në fundin e setit të parë. Sepse për të përcaktuar fituesit janë kërkuar pikët shtesë, pas së cilës gjermanët kanë fituar 22-20.

Në setin e dytë nuk ka më histori e në fund, pas rreth 40 minutash lojë, 2-0 për Ehlers dhe Vikler. Mendohej që të ishte teorikisht dhe praktikisht sfida e brazilianëve Evandro dhe Artur.

Por nuk ka ndodhur kështu. Hellvig dhe Ahman kanë befasuar të gjithë, sepse kanë patur të gjithë treguesit e plotë për të qenë fitues. Shërbim, bllok e sulm dhe pa vënë asgjë në diskutim për një kohë të shkurtër kanë mbyllur sfidën 2-0.

E mërkura është për çerekfinalet e femrave e më pas gradualisht për të shkuar tek dita e finaleve, ndërsa norvegjezët Sorum dhe Mol e amerikanet Klineman e Roz janë për të mbrojtur medaljet e tyre të arta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat