SHBA - Itali finalja për medaljen e artë

Volejboll

SHBA - Itali finalja për medaljen e artë

Më: 8 gusht 2024 Në ora: 21:57
Italia

Është përcaktuar çifti finalist në volejbollin e femrave në Lojërat Olimpike, Paris 2024. SHBA– Itali do të jetë finalja e madhe, që do të përcaktojë se cila nga dy skuadrat do të fitojë medaljen e artë në kryeqytetin francez.

Kampionet olimpike në fuqi, vajzat amerikane kanë mposhtur në gjysmëfinale Brazilin me rezultatin 3:2.

Ndërsa në gjysmëfinalen tjetër Italia ka mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 Turqinë.

Finalja e volejbollit të femrave SHBA- Itali do të zhvillohet në 11 gusht dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin  Shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat