Elezaj referon në Irlandë

Volejboll

Elezaj referon në Irlandë

Më: 9 gusht 2024 Në ora: 10:35
Istref Elezaj

Istref Elezaj është nominuar për të ndarë drejtësinë në CEV U20 Kampionatin Evropian të Volejbollit për femra, i cili po mbahet nga 5 deri më 17 gusht 2024 në Bullgari dhe Irlandë.

Kampionati organizohet në dy grupe, ku njëri grup do të zhvillohet në Bullgari dhe tjetri në Irlandë.

Istref Elezaj është deleguar për të referuar ndeshjet e grupit në Irlandë, ku do të garojnë Italia, Irlanda, Çekia, Polonia, Portugalia, Finlanda, Ukraina dhe Serbia.

Dy ekipet më të mira nga ky grup do të kualifikohen për gjysmëfinale, ku do të përballen me dy ekipet më të mira nga grupi në Bullgari.

"Ky nominim është një vlerësim i rëndësishëm për Elezajn, duke qenë hera e parë që ai referon në një kampionat evropian, pas disa ndeshjeve të suksesshme të gjykuara në kualifikime.

Për më shumë se 10 ditë, ai do të ketë mundësinë të referojë ndeshje të ekipeve me volejboll cilësor, duke shtuar përvojën e tij në nivelet më të larta të garave ndërkombëtare.

Ky emërim vjen pas vlerësimeve pozitive të marra nga ndeshjet e gjykuara në Challenge Cup dhe Silver League.” - thuhet nga FVK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat