Djemtë e Kosovës e fitojnë ndeshjen e parë në Kampionatin Ballkanik 

Volejboll

Djemtë e Kosovës e fitojnë ndeshjen e parë në Kampionatin Ballkanik 

Më: 9 gusht 2024 Në ora: 12:55
Erind Qalaj dhe Donat Gërguri

Dyshja e Kosovës e beachvolleyt, Erind Qalaj dhe Donat Gërguri, të drejtuar nga trajneri Fatlum Hajrizi, e kanë shënuar fitoren e parë në Kampionatin Ballkanik U22.

BVA Kampionati Ballkanik U22 po mbahet në Novo Selo të Maqedonisë së Veriut dhe Kosova paraqitet me dy ekipe, atë të djemve Qalaj/Gërguri dhe të vajzave Avdullahu/Jashari.

Kosova fitoi 2:0 ndaj Rumanisë 2, me rezultat në sete 21:14 dhe 21:19.

Te djemtë, Kosova garon në Grupin A, së bashku me Maqedoninë e Veriut 1, Rumaninë 2 dhe Greqinë.

Te vajzat, Kosova është pjesë e Grupit B, së bashku me Rumaninë 2 dhe Turqinë.

Sot vajzat, nga ora 17:45, luajnë ndaj Turqisë, në ndeshjen e parë të kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat