Kosova sonte përballë Izraelit!
Kosova do ta zhvillojë sonte ndeshjen e dytë në kuadër të turneut “Branko Hadziiljoski – Chajka,” që po mbahet në Strumicë, Maqedoni e Veriut.
“Pas një përballjeje të vështirë kundër Maqedonisë së Veriut, ku ekipi tregoi një performancë të mirë, trajneri Nemec do ta shfrytëzojë këtë ndeshje kundër Izraelit për të vazhduar me testimin e formës dhe përbërjes ideale të ekipit.
Ky proces është një pjesë e rëndësishme e përgatitjeve për kualifikimet e ardhshme për EuroVolley, ku synohet të arrihet një performancë kulminante.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 19:00 në Strumicë, dhe pritet të jetë një test i rëndësishëm për ekipin tonë, duke ofruar një mundësi tjetër për të përcaktuar titullarët që do të përfaqësojnë Kosovën në sfidat e ardhshme”, njofton FVK..