Kosova ka shënuar një fitore bindëse ndaj Maqedonisë së Veriut në ndeshjen miqësore të zhvilluar në “Tamara Nikolla” në Korçë, duke triumfuar me rezultat të pastër 3:0.
“Në setin e parë, Kosova e nisi ndeshjen me një ritëm të lartë, duke e mbajtur kontrollin dhe duke e fituar setin me rezultat 25-17.
Lojtarët tanë treguan një organizim të shkëlqyer dhe nuk i lanë hapësirë kundërshtarëve të krijojnë presion.
Në setin e dytë, Kosova vazhdoi dominimin, duke i shfrytëzuar në maksimum gabimet e kundërshtarëve dhe duke rritur epërsinë me një fitore të thellë 25-15.
Ekipi tregoi disiplinë taktike dhe forcë në mbrojtje, duke e bërë të vështirë çdo tentativë të Maqedonisë së Veriut për të rikthyer balancën.
Seti i tretë ishte edhe më mbizotërues, ku Kosova e përfundoi ndeshjen me një rezultat të qartë 25-13. Ky set përmbylli një performancë të shkëlqyer, duke dëshmuar se ekipi është në formë të lartë dhe i gatshëm për sfidat e ardhshme”, njofton FVK.