Franca triumfon dhe fiton medaljen e artë në volejboll në konkurrencën e meshkujve

Volejboll

Franca triumfon dhe fiton medaljen e artë në volejboll në konkurrencën e meshkujve

Më: 10 gusht 2024 Në ora: 16:18
Foto ilustrim

Franca ka mbrojtur titullin e kampionëve olimpik duke fituar në finale ndaj Polonisë me rezultat 3:0 në sete, duke siguruar të artën në Paris 2024.

Francezët mposhtën Poloninë më lehtë se sa pritej për më pak se një orë e gjysmë lojë dhe rezultati në sete ishte 25:19, 25:20, 25:23.

Earvin N’Gapeth, Trevor Clevenot dhe Jean Patry ishin më efikas në radhët e francezëve.

Në radhët e Polonisë, Batosz Kurek ishte i vetmi me një numër dyshifror pikësh në ndeshje (10).

SHBA-të kanë mposhtur Italinë me rezultat 3-0 me setet, në luftë për medaljen e bronztë, në përballjen e zhvilluar të premten. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat