Melirona Avdullahu dhe Yllka Jashari, përfundojnë rrugëtimin e tyre

Volejboll

Melirona Avdullahu dhe Yllka Jashari, përfundojnë rrugëtimin e tyre

Më: 11 gusht 2024 Në ora: 00:45
Melirona Avdullahu dhe Yllka Jashari

Dyshja e Kosovës në konkurrencën e vajzave, Melirona Avdullahu dhe Yllka Jashari, përfunduan rrugëtimin e tyre në BVA Kampionatin Ballkanik U22 në beach volley, pasi u mposhtën në një ndeshje dramatike kundër Bosnjë e Hercegovinës me rezultat 2-1.

"Seti i parë filloi mjaft mirë për vajzat tona, të cilat arritën të kontrollojnë ritmin e lojës dhe të fitojnë me rezultat 21-17.

Avdullahu dhe Jashari treguan përqendrim të lartë dhe shfrytëzuan gabimet e kundërshtareve për të marrë epërsinë.

Në setin e dytë, Bosna reagoi fuqishëm, duke u rikthyer në lojë me një mbrojtje të fortë dhe një sulm të mirëorganizuar.

Pavarësisht përpjekjeve të vajzave tona për të mbajtur ritmin, Bosnja arriti të fitojë setin me rezultat 21-17, duke e barazuar ndeshjen.

Seti i tretë ishte vendimtar dhe tejet i ngushtë.

Kosova e filloi mirë, por Bosnja shfrytëzoi përvojën e saj dhe arriti të përmbysë rezultatin, duke fituar 18-16 dhe duke mbyllur kështu ndeshjen në favorin e tyre.

Pavarësisht rezultatit, performanca e vajzave kosovare në këtë kampionat ishte e admirueshme.

Ato luftuan me zemër dhe shfaqën një lojë të bukur në çdo ndeshje.

Gjithashtu, djemtë e Kosovës, Erind Qalaj dhe Donat Gërguri, gjithashtu treguan një paraqitje të shkëlqyer, duke arritur deri në çerekfinale.

Një falënderim i madh shkon për të gjithë lojtarët tanë, të cilët përfaqësuan Kosovën me nder dhe treguan se janë të denjë për skenën ndërkombëtare.

Përvoja e fituar në këtë kampionat do të jetë një themel i fortë për sukseset e ardhshme në beach volley", njofotn FVK:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat