Italia fiton një medalje të artë historike

Volejboll

Italia fiton një medalje të artë historike

Më: 11 gusht 2024 Në ora: 14:32
Italia

Nuk ka histori finalja e volejbollit për femra në Lojërat Olimpike, Paris 2024.

Italia dominon sfidën përballë SHBA-ve dhe fiton një medalje të artë historike, e para për këtë shtet në volejboll në një Olimpiadë (si për meshkuj edhe për femra).

Ndeshja qëështë dominuar nga vajzat italiane, që kanë fituar me rezultatin e pastër 3-0 përballë amerikaneve, duke shkurorëzuar këto të fundit në Paris 2024 (SHBA ishte kampionia olimpike në fuqi).

Të 3 setet janë fituar nga Italia: i pari 25-18, seti i dytë 25-20, ndërsa i treti 25-17.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat