Kombëtarja e Kosovës (femrat) mbylli kampin në Korçë dhe nesër do të vendoset në Gjilan për ndeshjen me Kroacinë.
“Përgjatë k[tyre ditëve, përzgjedhësi Lorik Ilazi i asistuar nga Ylli Kadriu, Vlora Berisha, Albin Rexhepi dhe mbështetjen e Ervin Meqikukiqi, si dhe të team-menaxherit Agron Istogu, ka realizuar në plotmëri programin e përgatitjeve.
Për kampin në Korçë, e falënderojmë Federatën Shqiptare të Volejbollit, Bashkinë e Korçës dhe Klubin Shumësportesh Skënderbeu për kushtet dhe mikpritjen.
Kombëtaren në ditën përmbyllëse të grumbullimit e vizitoi edhe Presidenti i FVK-së, Bahri Gjinovci, i cili shfrytëzoi mundësinë t’i përgëzonte stafin e vajzat, për përkushtimin, duke u uruar suksese në kualifikimet e CEV EuroVolley”, njofton FVK.