Gjilani gati për spektakël! Volejbollistet kroate sfidojnë Kosovën, Arbutina: Nuk pres lojë të lehtë

Volejboll

Gjilani gati për spektakël! Volejbollistet kroate sfidojnë Kosovën, Arbutina: Nuk pres lojë të lehtë

Nga: K. Goca Më: 16 gusht 2024 Në ora: 13:54
Pamje nga një ndeshje

Nesër, më 17 gusht, në Gjilan, kombëtarja e Kosovës në volejboll për femra do të zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian 2025.

Kosova përballet me Kroacinë. 

Dardanet janë në grupin G me Rumaninë dhe Kroacinë.

Volejbollistet kroate nga baza e tyre përgatitore në Maribor janë nisur për në Kosovë përmes Zagrebit dhe Vjenës, ku ndeshja luhet nesër në orën 20:00.

Selektori i kombëtares kroate, Igor Arbutina, ka treguar për ecurinë e deritanishme të përgatitjeve.

“Kemi bërë përgatitje shumë cilësore në Zarë dhe Maribor, si dhe kemi luajtur disa ndeshje miqësore që na kanë shërbyer shumë, kundër Kroacisë U-20, kombëtares së Koresë së Jugut dhe Hungarisë në Maribor. Jam shumë i kënaqur me punën dhe angazhimin e vajzave tona”, tha selektori kroat për mediumin kroat “hrsport”.

Kroatet janë përballet me pak lëndime.

“Problemi më i madh ishte Nina Striza, e cila u operua urgjentisht në Split, shpresojmë që të jetë gati për fillimin e sezonit.

Për sa i përket pjesës tjetër, ne do të shkojmë në Kosovë me 14 lojtare. Mirna Beçiq do të na bashkohet javën e ardhshme në Osijek, ku do të vazhdojmë punën tonë, sepse kemi ndeshje me rumunet për kualifikueset e evropianit”, tha ai.

“Ne nuk po ikim nga roli i favoritëve, kjo është e qartë për ne dhe kështu do të pozicionohemi në këtë udhëtim.

Duam fitoren dhe e dimë rrugën për të arritur. Ne kemi informacione të mjaftueshme për rivalen tonë, ne jemi përgatitur mirë.

Gjithashtu mund të them menjëherë se nuk pres një lojë të lehtë në Kosovë, ndaj duam të imponohemi që në setin parë”, ka përfunduar Arbutina.
Gjilani është gati për spektakël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat