Kroatet superiore ndaj vashave të Kosovës

Volejboll

Kroatet superiore ndaj vashave të Kosovës

Më: 17 gusht 2024 Në ora: 21:18
Pamje nga ndeshja

Kroatet ishin superiore për vashat e Kosovës, duke e mposhtur me rezultat 3:0 (25:16, 25:18 e 25:9).

Në përballjen e parë ndonjëherë ndaj Kroacisë në volejbollin e femrave, Kosova u ndesh me një nga favoritët e kualifikimeve për CEV EuroVolley.

Kosova filloi ndeshjen me një përpjekje të fortë, duke sfiduar kundërshtarin e fortë kroat.

Edhe pse rezultati përfundimtar i setit ishte 16:25 në favor të Kroacisë, vajzat tona treguan rezistencë dhe disiplinë, duke luftuar për çdo pikë. 

Kroacia arriti të përfitojë nga përvoja e saj dhe të marrë kontrollin e setit, por Kosova dëshmoi se mund të qëndrojë konkurruese në faza të ndryshme të lojës.

Në setin e dytë, Kosova tregoi përmirësim të dukshëm. Vajzat arritën të krijojnë momente të mira dhe të sfidojnë Kroacinë deri në fund të setit. 

Me një përqendrim të lartë dhe energji të madhe, ato qëndruan afër në rezultat, duke e mbyllur setin me 18:25. 

Ky set ishte dëshmi e rritjes së vazhdueshme të ekipit dhe aftësisë së tyre për të rivalizuar edhe kundër ekipeve më të forta.

Seti i tretë ishte më i vështiri për Kosovën. Kroacia shfrytëzoi përvojën dhe forcën e saj për të dominuar setin dhe për të siguruar një fitore bindëse me rezultatin 9:25. 

Megjithatë, kjo ndeshje ofroi mësime të vlefshme dhe sinjale pozitive për përmirësimin e mëtejshëm. 

Kombëtarja jonë dëshmoi se ka potencial dhe është në rrugën e duhur për të arritur rezultate të mira në të ardhmen.

Kosova do të zhvillojë ndeshjen e saj të radhës si mysafire ndaj Rumanisë, një tjetër kundërshtar i fortë në grup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat