Pas ndeshjes kundër Letonisë, Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar përgatitjet në palestrën Imperium, afër Prishtinës.
Grumbullimi ka vijuar me intensitet, dhe skuadra tashmë e ka përfunduar fazën e rigjenerimit, duke e kthyer të gjithë fokusin te ndeshja e radhës kundër Sllovakisë.
“Trajneri sllovak i Kombëtares së Kosovës, Martin Nemec, është një njohës i mirë i mentalitetit dhe stilit të lojës së kundërshtarit tonë të radhës, Sllovakisë, prej nga ai e ka origjinën.
Me përgatitjen dhe njohuritë e tij, skuadra është e vendosur të paraqitet me performancën më të mirë në këtë përballje të rëndësishme.
Ndeshja Sllovaki - Kosovë do të zhvillohet më 28 gusht 2024 në qytetin Nitra”, njofton FVK.