Kosova bëhet gati për ndeshjen me Rumaninë

Volejboll

Kosova bëhet gati për ndeshjen me Rumaninë

Më: 20 gusht 2024 Në ora: 23:18
Pamje nga stërvitja

Pas përballjes së parë ndaj Kroacisë, Kombëtarja e e Kosovës në volejboll ka vazhduar me përkushtim përgatitjet për ndeshjen e radhës. 

Ekipi po punon intensivisht në pallatin e sporteve “Bashkim Selishta-Petriti” qytetin e Gjilanit, duke përmirësuar çdo aspekt të lojës dhe kanalizuar energjinë nga ndeshja e kaluar drejt suksesit në sfidën e ardhshme.

“Në kuadër të kualifikimeve për CEV EuroVolley, ndeshja e dytë do të jetë një test i rëndësishëm për vajzat tona, të cilat do të përballen me Rumaninë si mysafire. 

Atmosfera në kampin e Kosovës është jashtëzakonisht pozitive, dhe fryma e bashkëpunimit dhe optimizmit qëndron në zemër të përgatitjeve të tyre. 

Kjo energji pritet të reflektohet në një paraqitje dinjitoze në fushë. 

Vajzat janë të vendosura të japin maksimumin dhe të përfaqësojnë me krenari vendin e tyre në këtë sfidë të rëndësishme.

Ndeshjen me Rumaninë, “Dardanet” do ta zhvillojnë në qytetin Blaj, më 29 gusht”, njofton FVK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat