Nga Vëllaznimi në Dritë

Volejboll

Nga Vëllaznimi në Dritë

Nga: K.G. Më: 21 gusht 2024 Në ora: 12:29
Rinor Hazrolli - djathtas

Drita ka ambicie të mëdha për edicionin e ri në elitën e volejbollit të Kosovës.

Drita është përforcuar me volejbollistin Rinor Hazrolli, që luan në pozitën e qendrës. 

“Rinor Hazrolli i bashkohet projektit të KV Drita.

Kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi për sezonin e re me lojtarin, Rinor Hazrolli i cili luan në pozitën e qendrës.

Rinori vjen nga skuadra e Vëllaznimit nga Gjakova ku ishte për 3 vite pjesë e tyre. 

Gjithashtu ka luajtur me të gjitha grupëmoshat e reja të kombëtares së Kosovës e për ne do të jetë një forcë shtesë në realizimin e objektivave të përbashkëta që i kemi”, njofton KV Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat