Drita ka ambicie të mëdha për edicionin e ri në elitën e volejbollit të Kosovës.
Drita është përforcuar me volejbollistin Rinor Hazrolli, që luan në pozitën e qendrës.
“Rinor Hazrolli i bashkohet projektit të KV Drita.
Kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi për sezonin e re me lojtarin, Rinor Hazrolli i cili luan në pozitën e qendrës.
Rinori vjen nga skuadra e Vëllaznimit nga Gjakova ku ishte për 3 vite pjesë e tyre.
Gjithashtu ka luajtur me të gjitha grupëmoshat e reja të kombëtares së Kosovës e për ne do të jetë një forcë shtesë në realizimin e objektivave të përbashkëta që i kemi”, njofton KV Drita.