Drita e Gjilanit nuk ndalet me përforcime.
Skuadra nga Gjilani ka prezantuar edhe dy përforcime, Erind Qalaj dhe Dilon Latifaj.
Drita synon të jetë sa më e fortë për edicionin e ri.
“Dilon Latifaj vazhdon të jetë bardh e kaltër.
Lojtari i akademisë së klubit Drita tani i njohur në elitën e volejbollit Kosovar vazhdon edhe më tutje ti qëndrojë besnik fanellës bardh e kaltër edhe për sezonen e re 2024/25.
Diloni luan në pozitën e korrektorit dhe padyshim se është e ardhmja jonë, gjithashtu ka besimin e plotë të trajnerit dhe kryesisë së klubit.
Diloni është pjesë edhe e kombëtares së Kosovës në grupmoshat e reja e kampion aktual në beach-volley në kategorinë U-20.
Kemi arritur marrëveshje me lojtarin që luan në pozitën e pranuesit, Erind Qalaj i cili vjen si huazim për sezonin e re nga skuadra, KV Luboteni.
Erindi si 17 vjeçar është i gjatë 203 cm dhe është një nga lojtaret më premtues në volejbollin tonë e ku dëshira e tij ishte të bashkohej me projektin e klubit ku me cilësitë e tij do të jetë një forcë shtesë për skuadren tonë.
Gjithashtu Erindi është pjesë e Kombëtares së Kosovës për gjeneratat e reja dhe kampion aktual në garat e beach volley në kategorinë U-18 dhe U-20”, njofton KV Drita.