Delegatë nga 53 Federata Kombëtare (51 të pranishme dhe 2 tjera që janë përfaqësuar përmes delegimit të votës), e kanë zgjedhur Roko Sikiriç si president të ri të CEV për mandatin 2024-2028. “
"Kroati Sikiriç fitoi në konkurrencë edhe me 3 kandidatë tjerë, duke marrë 36 vota, në favor të tij.
Asambleja zgjedhore e shumëpritur e CEV u mbajt të shtunën, më 24 gusht, në Castel Nuovo, një kështjellë ikonike në Napoli, Itali.
Në këtë asamble, volejbolli kosovar u përfaqësua nga presidenti Bahri Gjinovci dhe sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi.
Gjinovci dhe Nikqi e kanë përgëzuar presidentin e ri të CEV, Roko Sikiriç, duke i uruar fat dhe suksese në mandatin e tij në krye të shtëpisë evropiane të volejbollit”, njofton FVK.