Volejbollistja Jona Berisha rikthehet në klubin e zemrës, aty ku nisi hapat e parë, në KVF Klina, anëtare e Superligës B të Kosovës.
Jona është emocionuar që u kthye në shtëpinë e saj ku gjithmonë i ka rrahur zemra.
Jona është e gjatë 183 centimetra dhe luan në pozitën e qendrës.
Synimi i saj është që të hyjnë në elitën e volejbollit të Kosovës.
“Në këtë sezon do të jem pjese e KV Klina. Ky klub mi dha hapat e parë që të vazhdoj tutje.
Rikthimi im përsëri në këtë klub pas disa klubeve të tjera me bën që të luaj me nostalgji dhe me fuqishëm.
Klub i cili rriti shume talente e yje që nga themelimi i tij.
Gjurmët e mija ne KV Klina kanë qenë dhe do të mbeten sepse një prej 6 yjeve ne logo bart emrin tim.
Këtu jam si në shtëpinë time dhe po rikthehem prapë, do te luaj me te gjitha forcat e mija qe t’i arrijmë majat si klub”, ka thënë Jona.