Kosova niset për në Sllovaki

Volejboll

Kosova niset për në Sllovaki

Më: 27 gusht 2024 Në ora: 11:29
Kosova

Kombëtarja e Kosovës në volejboll, në konkurencën e djemve, është nisur paraditen e së martës në drejtim të Sllovakisë.

Atje, saktësisht në qytetin Nitra, Kosova e zhvillon ndeshjen e dytë të kualifikimeve për CEV EuroVolley.

Dueli me sllovakët, është një tjetër sfidë serioze, pas asaj me Letoninë më 17 gusht në Gjilan.

Ndeshja Sllovaki-Kosovë zhvillohet në 28 gusht 2024 në qytetin Nitra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat