Pas sfidës ndaj Kroacisë, “Dardanet” janë nisur të martën drejt Rumanisë, ku do të zhvillojnë ndeshjen e dytë të kualifikimeve.
Vashat tona, pas grumbullimit të fundit që erdhi menjëherë pas ndeshjes me Kroacinë, e kanë ruajtur ritmin dhe synojnë të rrisin standardin në paraqitjen e tyre në takimin me Rumaninë.
"Ndeshja Rumani-Kosovë zhvillohet më 29 gusht 2024, nga ora 18:00 në palestrën Polivalenta Alba Blaj.
FVK u uron shumë sukses vajzave dhe shtabit teknik, në sfidën me ekipin rumun", njofton FVK.