Peja përgatitet për sfidat ballkanike

Volejboll

Peja përgatitet për sfidat ballkanike

Nga: K.G. Më: 27 gusht 2024 Në ora: 15:42
Pamje nga një ndeshje

Peja, kampion i Kosovës, përgatitet për ndeshjet e Kupës Ballkanike (BVA Cup) në volejboll.

Pejanët janë në  grupin A me skuadrën greke Pigasos dhe Beroe nga Bullgaria.

Më pak se një muaj kanë mbetur para sfidave, ndërsa pejanët synojnë që të përgatiten sa më mirë. 

Në hapje (më 19 shtator) ndeshen me skuadrën Pigasos dhe më 20 shtator përballen me Beroe 2016.

Kampioni i Kosovës ka synime të qarta, të arrijë rezultate sa më të mirë në këtë garë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat