Peja, kampion i Kosovës, përgatitet për ndeshjet e Kupës Ballkanike (BVA Cup) në volejboll.
Pejanët janë në grupin A me skuadrën greke Pigasos dhe Beroe nga Bullgaria.
Më pak se një muaj kanë mbetur para sfidave, ndërsa pejanët synojnë që të përgatiten sa më mirë.
Në hapje (më 19 shtator) ndeshen me skuadrën Pigasos dhe më 20 shtator përballen me Beroe 2016.
Kampioni i Kosovës ka synime të qarta, të arrijë rezultate sa më të mirë në këtë garë.