Kosova në Rumani

Volejboll

Kosova në Rumani

Më: 28 gusht 2024 Në ora: 19:24
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në volejboll ka mbërritur në Rumani, ku ka zhvilluar stërvitjen e parë në prag të ndeshjes së dytë të kualifikimeve për CEV EuroVolley.

Pas përballjes së tyre të parë kundër Kroacisë më 17 gusht në Gjilan, skuadra është e gatshme të vazhdojë garën në këtë kompeticion të rëndësishëm.

Atmosfera brenda grupit të Kombëtares është jashtëzakonisht pozitive, me lojtaret që tregojnë motivim të lartë dhe besim për ndeshjen e radhës.

Të gjithë janë të përqendruar për të dhënë maksimumin në këtë sfidë të rëndësishme dhe për të përfaqësuar me dinjitet Kosovën.

Ndeshja Rumani-Kosovë, zhvillohet të enjten nga ora 18:00 në Blaj të Rumanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat