Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbjen e radhës në kualifikueset për Kampionatin Evropian në volejboll (meshkujt).
Djelmoshat tanë pësuan humbje me rezultat 3:0 (25:21, 25:14, 25:9) nga Sllovakia në Nitra, në takimin e xhiros së dytë të grupi G.
Seti i tretë ishte fatal për Dardanët, duke tubuar vetëm 9 pikë karshi rivalit.
Vetëm në setin e parë shfaqën lojë të mirë.
Letonia kryeson me 6 pikë, pasojnë Sllovakia me 3 dhe Kosova në fund me 0 pikë.