Kosova nuk i reziston sllovakëve në Nitra, vetëm 9 pikë tubon në setin e tretë

Volejboll

Kosova nuk i reziston sllovakëve në Nitra, vetëm 9 pikë tubon në setin e tretë

Nga: K.G. Më: 28 gusht 2024 Në ora: 20:23
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbjen e radhës në kualifikueset për Kampionatin Evropian në volejboll (meshkujt).

Djelmoshat tanë pësuan humbje me rezultat 3:0 (25:21, 25:14, 25:9) nga Sllovakia në Nitra, në takimin e xhiros së dytë të grupi G.

Seti i tretë ishte fatal për Dardanët, duke tubuar vetëm 9 pikë karshi rivalit.

Vetëm në setin e parë shfaqën lojë të mirë.

Letonia kryeson me 6 pikë, pasojnë Sllovakia me 3 dhe Kosova në fund me 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat