Skenderaj synon të jetë sa më i fuqishëm për edicionin e ri në elitën e volejbollit të Kosovës (femrat).
Skenderaj nuk qëndron duarkryq por kërkon të jetë sa më i kompletuar në çdo repart dhe një ekip e frikshme për çdo rivale në edicionin e ri.
“Lojtarja shumë e talentuar e gjatë 192 cm, është përforcim i cili rrit akoma më shumë cilësinë e skuadrës sonë për sezonin 2024-2025.
Erta luan në pozitën e lojtares së mesit (qendër).
Karrierën si volejbolliste e ka filluar në Prishtinë, në klubin KV Prishtina e Re nga viti 2018 deri ne vitin 2021.
Për të vazhduar me pas të klubi KV Fushe Kosova nga viti 2021-2024, duke u paraqitur më shumë sukses.
Paraqitjet e saj të mira bënë që të ketë ftesë në Kombëtare.
Në vitin 2022 bëhet pjese e Kombëtares së Kosovës për grupmoshat U19.
Ndërsa me pas në vitin 2023 bëhet përsëri pjese e Kombëtares së Kosovës, kësaj radhe përveç grupmoshave U19 përzgjedhet edhe në grupmoshat U22 dhe U21.
Gjithashtu Erta ishte në listën e ngushtë të Kosovës A”, njofton KVF Skenderaj.