Volejbollistja amerikane Maddie Batiste i mbetet besnike Ferizajt, anëtare e Superligës së Kosovës.
Kryetrajnerja Arta Ramadani po bën një punë të madhe me stafin e saj, që klubi të jetë më i organizuar në çdo aspekt dhe i përforcuar në secilin repart, me qëllim që të shënojnë rezultate sa më të mira.
“Maddie Batiste vazhdon kontratën me klubin tonë.
Pas 3 sezonave të suksesshme ajo rikthehet për të vazhduar me objektivat tona më të larta”, njofton KFV Ferizaj.