Qendër nga Polonia për Tiranën

Volejboll

Qendër nga Polonia për Tiranën

Më: 4 shtator 2024 Në ora: 20:33
Polakja Maja Pilarczyk

Tirana e volejbollit të femrave ka realizuar një tjetër afrim të rëndësishëm në merkato. Polakja Maja Pilarczyk, lojtare e qendrës është goditja më e fundit nga ekipi bardheblu.

25-vjecarja, me gjatësi 185 cm, vjen nga skuadra Sokol Moglino, duke u aktivizuar në një nga ligat më të forta në Europë, siç është kampionati polak. Bëhet fjalë për një volejbolliste me eksperiencë, e cila pritet të rrisë ndjeshëm kualitetin në ekipin kryeqytetas.

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë Tirana prezantoi edhe pasuesen amerikane London Fuller.

Ndërsa më herët kanë firmosur edhe libero Eni Fagu, si dhe Ergysa Blloku. Për momentin grupi konsiderohet shumë i mirë dhe i plotë për të përballuar pjesën e parë të sezonit, me lojtare me eksperiencë si Enkeleda Braho, Luljeta Stërmilla, Leda Preçetaj dhe Dhimitra Kole.

Megjithatë në janar sipas asaj që bëhet e ditur në “Shtëpinë Bardheblu” pritet një goditje e bujshme nga jashtë në pozicionin e diagonalistes. Tirana vijon çdo ditë stërvitjen nën drejtimin e trajnerit Adrian Gorenxa. Kryeqytetaset synojnë rikthimin te titulli kampion, trofe që mungon që prej vitit 2013.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat