Sot gjysmëfinalet e Kupës së FSHV-së

Volejboll

Sot gjysmëfinalet e Kupës së FSHV-së

Më: 6 shtator 2024 Në ora: 11:58
Foto ilustrim

Me Kupën e FSHV-së, sot do të ngrejë zyrtarisht siparin edicioni 2024-2025 në volejbollin shqiptar, teksa kompeticioni kolaudues që do të mbahet në sallën e Farkës do të hapet me gjysmëfinalet e meshkujve.

Takimi i parë do të jetë në orën 17:00 ndërmjet Tiranës dhe Vllaznisë, ndërsa në orën 19:00 do të përballen kampionët e Partizanit dhe Studenti. Finalja e meshkujve do të luhet të dielën në orën 19:00.

Ndërkohë këtë sezon fatkeqësisht volejbolli i meshkujve siç dihet ka humbur një prej ekipeve me traditë siç është Erzeni, me shijakasit që nuk janë regjistruar në kampionat, duke e tkurrur kështu në 7 numrin e ekipeve.

Duke kaluar të Kupa e FSHV-së për femra, gjysmëfinalet do të luhen nesër, ku fillimisht në orën 17:00 do të kemi përballjen Skënderbeu-Teuta dhe më pas në orën 19:00 do të jetë radha për derbin e kryeqytetit ndërmjet Partizanit dhe Tiranës.

Një vit më parë Kupën e Federatës e fitonin Tirana për meshkuj dhe Skënderbeu për femra. Pas përfundimit të këtij aktivitetit, fundjavën e ardhshme do të jetë për startin e kampionateve kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat