Peja gati për BVA Cup

Volejboll

Peja gati për BVA Cup

Më: 7 shtator 2024 Në ora: 23:44
Gjinovci e Nikiq

Kampioni i Kosovës, KV Peja në konkurrencën e djemve, po përgatitet për prezantim në Kupën Ballkanike për klube, BVA Cup, e cila mbahet në Polichni të Selanikut, në Greqi.

“Shqiponjat” janë në grup me ekipin nikoqir Pigasos, si dhe me bullgarët e Beroe 2016, në grupin A.

Ndeshjen e parë, KV Peja e zhvillon më 19 shtator 2024 ndaj Pigasos, ndërsa të dytën ndaj Beroe, një ditë më vonë.

Federata e Volejbollit të Kosovës u uron suksese djemve të KV Peja, me dëshirën për një paraqitje të shkëlqyeshme dhe rezultate të mira në këtë garë të rëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat