Drita gati

Volejboll

Drita gati

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 12:15
Drita

Kampioni i Kosovës, KV Drita te konkurrenca e vajzave, sot e nis aventurën në Kupën Ballkanike.

Drita duelin e parë e zhvillon ndaj ekipit grek PAOK Selanik, sot në orën 14:00 (ora 15:00 në Turqi).

Takimet tjera të grupit, Drita i zhvillon menjëherë më 11 e 12 shtator 2024, ndaj nikoqirit Galatasaray, respektivisht ZOK Igman nga BeH.

Federata e Volejbollit të Kosovës i uron suksese vajzave të klubit gjilanas, me dëshirën për një përfaqësim sa më dinjitoz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat