Në kuadër të përpjekjeve për të mbështetur zhvillimin e sportit të volejbollit në Kosovë, shtëpia kosovare e volejbollit ka ndarë një donacion të rëndësishëm për klubet e volejbollit në të gjitha rajonet.
"Secili klub ka përfituar 10 topa, 4 topa loje dhe 6 topa stërvitjeje, duke ofruar një ndihmë të madhe për përmirësimin e kushteve të stërvitjes dhe nxitjen e angazhimit të të rinjve në këtë sport.
Topat janë ndarë nga presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci, për përfaqësuesit e klubeve.
Kjo nismë do të ndihmojë shumë ekipe të reja të rriten dhe të zhvillohen me pajisje cilësore, duke përgatitur më mirë brezin e ardhshëm të volejbollistëve kosovarë!", njofton FVK: