Binjakët e drejtoreshës së komunës dhe sportistes së Kosovës 

Volejboll

Binjakët e drejtoreshës së komunës dhe sportistes së Kosovës 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 12 shtator 2024 Në ora: 16:02
Arbenita Ymeri - Bajramaliu, me binjakët dhe bashkëshortin e saj

Është emër i njohur i volejbollit të Kosovës. 

Është Arbenita Ymeri - Bajramaliu, ish volejbolliste e spikatur, tani e një kohë është drejtoreshë në drejtorinë për Rini, Kulturë e Sport në Komunën e Hanit të Elezit. 

Arbenita është nënë e binjakëve Ajanit dhe Vlerës.

Ish volejbollistja thotë se ka katër fëmijë dhe është e lumtur sepse të gjithë janë të interesuar që të merren me sport. 

Përveç që punon si drejtoreshë, nuk i ndahet sportit në asnjë rrethanë sepse e ka për zemër.

Arbenita edhe pas pensionimit si volejbolliste aktive, tani punon si trajnere e volejbollit në komunën e hanit të Elezit.

Tri vajzat e saj merren me volejbollin dhe ushtrojnë në Han të Elezit.   

Porosia e saj për të rejat dhe të rinjtë, që sa më shumë të merren me sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat