Është emër i njohur i volejbollit të Kosovës.
Është Arbenita Ymeri - Bajramaliu, ish volejbolliste e spikatur, tani e një kohë është drejtoreshë në drejtorinë për Rini, Kulturë e Sport në Komunën e Hanit të Elezit.
Arbenita është nënë e binjakëve Ajanit dhe Vlerës.
Ish volejbollistja thotë se ka katër fëmijë dhe është e lumtur sepse të gjithë janë të interesuar që të merren me sport.
Përveç që punon si drejtoreshë, nuk i ndahet sportit në asnjë rrethanë sepse e ka për zemër.
Arbenita edhe pas pensionimit si volejbolliste aktive, tani punon si trajnere e volejbollit në komunën e hanit të Elezit.
Tri vajzat e saj merren me volejbollin dhe ushtrojnë në Han të Elezit.
Porosia e saj për të rejat dhe të rinjtë, që sa më shumë të merren me sport.