Ekipi i Kosovës në Beach Volley për meshkuj, i përbërë nga Erion Bajrami dhe Ermal Maliqi, e humbi ndeshjen e parë në Kampionatin Ballkanik (BVA) kundër Moldavisë me rezultatin 2:0 në sete.
"Seti i parë përfundoi me rezultat 21:12 në favor të Moldavisë, ndërsa seti i dytë me 21:13, duke treguar një dominim të kundërshtarëve në këtë përballje të vështirë.
Trajneri Fatlum Hajrizi u përpoq t’i udhëzojë djemtë gjatë ndeshjes, por Moldavia arriti të shfrytëzojë përparësitë e veta.
Përveç ekipit të meshkujve, Kosova përfaqësohet në Kampionatin Ballkanik edhe me ekipin e vajzave, të përbërë nga Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari, nën drejtimin e trajnerit Edon Ibrahimi, të cilat po ashtu do të kërkojnë të sjellin rezultate pozitive për Kosovën në këtë turne prestigjioz",- njofton FVK.