Arlind Kabashi, Ardita Jashari, Ela Shehu dhe Herta Jahja do të jenë përfaqësuesit e Kosovës në "Coaches Convention" të këtij viti, i cili do të mbahet në Sofje, Bullgari.
Ky program i CEV, njihet si projekt prestigjioz dhe mbledh trajnerë dhe profesionistë të sportit nga e gjithë bota, duke ofruar një platformë të jashtëzakonshme për shkëmbimin e ideve dhe përvojave.
"Coaches Convention" është një mundësi unike për trajnerët e rinj, pasi u ofron atyre qasje në praktikat më të mira globale, teknikat më të fundit në trajnim, si dhe mundësi për të zhvilluar rrjetin e tyre profesional në një nivel ndërkombëtar.
Kjo pjesëmarrje përfaqëson një hap të rëndësishëm për zhvillimin e trajnerëve kosovarë dhe forcimin e sportit në vend.