Ka nisur Kampionati Kombëtar i Volejbollit për femra, teksa janë luajtur tri nga katër ndeshjet e javës së parë. Skënderbeu kampion fitoi 3-1 ndaj Teutës në Korcë, në një ndeshje pa shumë histori (25-18, 25-21, 21-25, 25-15).
Gjithsesi, mikeshat arritën të fitojnë një set, por më tej në fushë dominoi Skënderbeu.
Në “Asllan Rusi”, ekipi i Dinamos fitoi 3-1 ndaj Barleti Volley (25-23, 22-25, 25-23, 25-14). Një rikthim me fitore në elitën e volejbollit shqiptar për skuadrën dainamovite, ku mungonte prej më shumë se një dekade. Sfida pati rivalitet vetëm në tri setet e para e më pas në fushë dominoi Dinamo.
Në Shkodër, ekipi i Pogradecit arriti të fitojë po 3-1 ndaj Vllaznisë vendase (25-15, 15-25, 25-11, 25-22). Epërsia e ekipit liqenor ishte e madhe, kjo edhe falë disa lojtareve të huaja në përbërje, që bënë diferencën në fushë. Vllaznia u përpoq të rivalizojë, por pa mundur dot të fitojë.
Superliga-Femra, java e parë
Vllaznia – Pogradeci, 1-3
Barleti Volley – Dinamo,1-3
Skënderbeu – Teuta, 3-1
Partizani – Tirana, ora 17:00