Trajneret e ardhshme të Kosovës

Volejboll

Trajneret e ardhshme të Kosovës

Më: 14 shtator 2024 Në ora: 16:05
Trajneret e Kosovës

Arlind Kabashi, Ardita Jashari, Ela Shehu dhe Herta Jahja po përfaqësojnë Kosovën në CEV Coaches Convention 2024, që po mbahet në Sofje, Bullgari. Ky program ndërkombëtar i organizuar nga Konfederata Evropiane e Volejbollit (CEV) është një mundësi e jashtëzakonshme për trajnerët e rinj që të zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre përmes sesioneve teorike dhe praktike me ekspertë të njohur ndërkombëtarë.

"Kare Mol, një nga emrat më të njohur në skenën ndërkombëtare të volejbollit.

14:00-18:15: Sesione Praktike në të njëjtën sallë, ku trajnerët do të kenë mundësinë të aplikojnë teoritë e mësuara më herët në situata reale stërvitore.

20:00-23:15: Darkë koktej në Vitosha Hall, ku trajnerët dhe pjesëmarrësit e tjerë do të kenë mundësi të rrjetëzojnë dhe shkëmbejnë përvojat e tyre.

Nesër, më 15 Shtator 2024, programi përfshin:

- 09:30-11:45: Sesione të grupeve të punës, ku trajnerët do të diskutojnë dhe ndajnë ide për sfidat dhe mundësitë në trajnimet e volejbollit.

Rëndësia e këtij programi është e madhe për zhvillimin e mëtejshëm të volejbollit në Kosovë, pasi trajnerët tanë do të përfitojnë nga eksperienca dhe ekspertiza ndërkombëtare, duke e sjellë këtë dijeni të re në vendin tonë për të rritur nivelin e sportit dhe për të përgatitur gjeneratën e ardhshme të sportistëve", njofton FVK. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat