Partizani dominon në derbin kryeqytetas, “dopio” fitore ndaj Tiranës

Volejboll

Partizani dominon në derbin kryeqytetas, “dopio” fitore ndaj Tiranës

Më: 14 shtator 2024 Në ora: 21:23
Pamje nga ndeshja

Java e parë e kampionatit të femrave në volejboll u mbyll më derbin Partizani-Tirana, sfidë ku të kuqtë fituan 3-0 (27-25, 25-22, 25-16).

Një ndeshje në përgjithësi e dominuar nga të kuqtë. Pas dy seteve të para me rivalitet, në të tretin Partizani dominon dhe fiton me meritë.

Te meshkujt, Partizani fitoi po 3-0 derbin ndaj Tiranës, edhe kjo sfidë e luajtur në “Asllan Rusi2 dhe dominuar nga djemtë e “kuq” (25-16, 25-22, 27-25). Tirana nuk ishte në gjendje të përballonte ritmin e kampionëve, që triumfuan ashtu sikurse bënë një javë më parë në Kupën e FSHV-së.

Në dy ndeshjet e tjera për meshkuj, Studenti fitoi 3-0 në Elbasan (25-20, 25-115, 25-21) ndaj ekipit vendës, duke e nisur mbarë sezonin dhe merr tri pikët e para. Ndërsa në Korcë, skuadra e Skënderbeut, mundi 3-1 me përmbysje Vllazninë (23-25, 25-16, 25-13, 25-14), duke fituar një sfidë të vështirë.

Superliga-Meshkuj, java e parë

Skënderbeu – Teuta, 3-1

Elbasani – Studenti, 0-3

Partizani – Tirana, 3-0

Vllaznia (pushim)

Renditja: Studenti 3 pikë, Partizani 3 pikë, Skënderbeu 3 pikë, Tirana 0 pikë, Teuta 0 pikë, Elbasani 0 pikë.

Superliga-Femra, java e parë

Vllaznia – Pogradeci, 1-3

Barleti Volley – Dinamo,1-3

Skënderbeu – Teuta, 3-1

Partizani – Tirana,

Renditja: Skënderbeu 3 pikë, Dinamo 3 pikë, Pogradeci 3 pikë, Partizani 3 pikë, Vllaznia 0 pikë, Barleti Volley 0 pikë, Teuta 0 pikë, Tirana 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat