Çifti Valmira Ramadani – Yllka Jashari i drejtuar nga trajneri Edon Ibrahimi, ka arritur në gjysmëfinale të BVA Kampionatit Ballkanik në beach volley.
Ato e mposhtin dyshen moldave Nikolaev/Pavlova, me rezultat 2-1 (21:19; 21:23; 15:11).
"Falë kësaj super paraqitje, dyshja kosovare arrin në gjysmëfinale, ku takohet me çiftin turk Celebi/Sencel, ndaj së cilit kishte pësuar në rrethin e parë të garave,
Ndeshjen gjysmefinale vajzat tona e zhvillojnë të dielën nga ora 11:00", - njofton FVK.