Dyshja e Kosovës Valmira Ramadani - Yllka Jashari, e ka fituar medaljen e bronztë në BVA Kampionatin Ballkanik të beach volley.
"Ballkaniku që po mbahet në Moldavi, ka sjellë super paraqitje të ekipit të vajzave në veçanti, të cilat arritën te medalja e bronztë.
Prezencën në podium, dyshja kosovare e siguroi pasi e mposhti në ndeshjen për vendin e tretë çiftin turk Simdim/Ceylin.
Ramadani/Jashari e fitoi këtë takim 2:0 (21:19; 21:17) për ta regjistruar këtë sukses në ballkanikun e beach volley, të udhëhequra nga trajneri Edon Ibrahimi.
Ndërkohë dyshja e djemve Bajrami/Maliqi e drejtuar nga trajneri Fatlum Hajrizi, arriti plasmanin né vendin e shtatë.
FVK e përgëzon dyshen Ramadani/Jashari për medaljen e bronztë dhe përfaqësimin fantastik në këtë garë, sikurse edhe djemtë Bajrami/Maliqi, për perfomansën e mirë në BVA Kampionatin Ballkanik të volejbollit në rërë", njofton FVK: